Metal Lyrica - The Largest Metal Lyrics Archive
 www.metallyrica.com
# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z
Search lyrics by band name or use our Advanced Search engine: 
Advanced Search 


DIADEMA LYRICS

"Mbreti I Fundit" (2004)

1. Jakup Ferri
2. Kur Bie Muzgu
3. Pragu Im
4. Kështjella
5. Mbijetesa
6. Britma
7. Një Ditë Shekull
8. Bajlozi i Zi
9. Simfonia e Vdekjës
10. Surprizë!!!!







1. Jakup Ferri

Jakup Ferri
Muz.&Tek. Popullore, Përpunoi: Diadema

Ç`është ai xhog i kuq e i bardh`
Nga beteja sjell haberin,
Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin

Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

Ref.
Jakup Ferri o ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Ndal doriu n`shteg t`oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n`fushë t`mejdanit
Gjakun e tij e pin` lendina.

Rrrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak




2. Kur Bie Muzgu

Kur Bie Muzgu
Muz.&Tek. K. Ramadani

Kujtoja kohë më parë
Si i ri dhe i fortë
Përtej çdo dere t'artë
Fati do m'përqafojë

Njerëz zotëri
Botën që të premtojnë
Më morën ç' kish për të marrë
Më shkelën me dy këmbë

Nuk di se çka kam sot
Sytë e mi derdhin lot
Diçka po më mundon
Birin tim kur e shoh

Eja pranë meje dhe shiko qiellin mbi këtë Ferr
Kjo botë nuk të njeh ty, kjo botë nuk sheh në këtë terr

Tokë, hapu, ma përbijë këtë
Trup, vetëm asht dhe lëkurë
Qiell, hapu dhe ma merr këtë
Shpirt, që s'pushon si nur

Nuk di se çka kam sot
T'shikoi ty, vetën shoh

Shikoj lart, i shoh retë
Kërrusem poshtë, shtrihem n'dhe
Toka gjoksin t'ma tret
I mbylli sytë, por nuk vdes

Nuk di se çka kam sot
Sytë e mi derdhin lot
At, zgjohu më dëgjo
Përtej një dritë e shoh

Eja më përcjell dhe shiko thellë në këtë humnerë
Poshtë n'atë thellësi i thyer, n'vetmi pret vetëm ti
Të shtrëngoj dorën dhe të ftoj lart këtu, te unë

Tokë, mbyllu, mbulo çdo
Njeri, Shpirtlig dhe hipokrit
Qiell, hapu dhe ndriço këtë
Tmerr, që s'mund' dhe s'dua t'duroj




3. Pragu Im

Pragu Im
Muz.&Tek. Çlirim Ramadani

Gjithë guxim, ata po luftojnë
Shpatën n'dorë nuk po e lëshojnë
Betejë e ashpër, tokën e përkund
Vajton qielli, loti nuk merr fund

Shiu lan gjakun, që fushën e mbulon
Kjo luftë e ashpër nuk po përfundon
Kthehet djali, i plagosur n'këmbë
Ta shohë vendin që pas e ka lënë

O Zot, ç'po ndodh kështu?
Ku janë tjerët, e ku jam unë?

Nuk e di ku jam unë
Ku jeni ju, ku ju kam
Jam i vetëm, më merr malli
Ku janë o Zot, që më lanë

Pse kjo botë, po na përbin
Kjo tokë na thërret
Të ngjitem lart në ujvarë
Një zë i egër po më bërtet

I lash vetëm, me lotë në sy
Kërkoj mëshirë, o Zot t'kërkoj ty
Ku kam nënën, ku e kam babanë,
Ku kam motrën, ku e kam vëllanë

Ata janë në një vend më t'mirë
Nuk ke faj, që ke lërë shtëpinë
Të përshëndesin, Ilir, mos i harro
Varri i tyre, le të lulëzojë!

Nuk e di ku jam unë
Ku jeni ju, ku ju kam
Jam i vetëm, më merr malli
Ku janë o Zot, që më lanë

Pse kjo botë, po na përbin
Kjo tokë na thërret
Të ngjitem lart në ujvarë
Një zë i egër po më bërtet

Kjo botë, na përbin
Kjo tokë, na thërret




4. Kështjella




5. Mbijetesa

Mbijetesa
Muz.&Tek. Çlirim Ramadani

Zjarri mes dashurisë dhimbje po më krijon
Mjegulla e mesnatës hijen ma reflekton
Kurrë s'dëgjova zërin, emrin po ma thërret
I humbur n'kohë, i humbur s'dua të vdes

A mund të më shikosh, të më thuash "të dua"
Plagën të ma shërosh, brengat pa masë t'i shuaj
Armik nuk kem, "armiku" na shkatërroj
Të përshëndes, këto ëndrra do t'i luftoj

Më do, m'lejo, të kem një jetë

Kjo botë është çmendur, e humbur s'ka shpëtim
Askush nuk don ta shoh të mbushur me mjerim
Fushat plot fjalë, kokën në maje t'malit
Për çdo kalimtar, vendbamini i djallit

Krijuesi na dha dritën, e krijoj errësirën
E ndau të keqen një hap t'vogël me të mirën
Koha po na përbin, n'të mirën nuk kalova
Dita e gjykimit vjen, të bukurën se shijova

Më do, m'lejo, të kem një jetë
Më do, m'lejo, të kem një jetë

Në këtë botë prapa s'mund të ec
Po lotoj, e kaluara më ka mbetur
Si një njollë, më ndjek prapa, luan me mua
Dhe mendoj veten a ta dua

Dhe ti luaj, qesh, këndo me mua!
Më friksëo, më ik, më le të vetëm!
Më largo, më vrit, më vajto!
Po të lus, kurrë mos më harro!

Më do, m'lejo, të kem një jetë
Më do, m'lejo, të kem një jetë




6. Britma




7. Një Ditë Shekull




8. Bajlozi i Zi




9. Simfonia e Vdekjës




10. Surprizë!!!!

 


Search lyrics by band name or use our Advanced Search engine: 
# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z
  www.metallyrica.com 


Contact e-mail: webmaster@metallyrica.com
Copyright (c) 2007 - Metallyrica.com - All lyrics are the property and copyright of their respective owners.
All lyrics provided for educational purposes and personal use only. Please read the disclaimer.

About Us - Submit Lyrics - Privacy Policy - Disclaimer - Links